TIRANA

Një ndihmës anestezist i një spitali privat është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm.

46- vjeçari M.A, u gjet i vdekur në hollin e spitalit privat.

Policia thotë se nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se është vdekje natyrale.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.09.2020, rreth orës  08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb