Është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në Elbasan 49-vjeçari I. D. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se burri jetonte i vetëm dhe nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ndërkohë policia ndodhet vendngjarje dhe është duke kryer të gjitha procedurat e nevojshme.

Njoftimi i Policisë:
Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 21.02.2022, rreth orës 12:00, në lagjen “Çlirimi” Elbasan, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi I. D., 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb