Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në fshatin Çukë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Jani Dhima, baba i 5 fëmijëve. Të njëjtat burime thanë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale. Gazetarja Shpresa Dine raporton se i moshuari, ish-mësues, jetonte vetëm, ndërsa fëmijët i kishin në emigrim në Greqi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: