POGRADEC

Një grua është gjetur e vdekur në banesë në Pogradec.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se vdekja e saj mund të ketë qenë natyrale.

Ndërkohë zbulohet se me gruan ka qenë dhe një fëmijë me aftësi të kufizuara që u gjet në banesë gjithashtu, por është në gjendje të mirë shëndetësore.
Gruaja është gjetur pa shenja jete në lagjen Nr.3 të Pogradecit.

Po ashtu mësohet se 1 muaj më parë gruas i kishte vdekur edhe bashkëshorti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb