VLORA

Një predhë rreth 50kg është gjetur ditën e sotme në Radhimë të Vlorës pranë Kanalit të Osmënit.Predha ka qenë e pa plasur e dyshohet ti përkasë luftës së dytë botërore.

Ajo është konstatuar nga banorë të zonës të cilët të frikësuar më pas kanë njoftuar policinë.Uniformat blu kanë krijuar një perimetër sigurie deri në ardhjen e forcave xheniere.Pas ndërhyrjes së grupit të ekspertëve është bërë dhe zhvendosja e predhës.Më pas do të bëhet dhe konstatimi nëse ajo shfaq rrezikshmëri për shpërthim apo jo.

Shpesh herë janë gjetur në qytetin e Vlorës predha të ndryshme të luftës së dytë botërore.Pak kohë më parë një e gjetur në Panaja,ndërkohë edhe pranë Nartës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb