Një smerald me vlerë deri në 2 milion paund u zbulua në minierën e Kambemit të Zambias, në pronësi të prodhuesve të gurëve të çmuar në Londër. Perla prej 5,655-karat u zbulua nga gjeologu Debapriya Rakshit dhe minatori veteran Richard Kapeta më 2 tetor.

Ata e përshkruan perlën me “qartësi të jashtëzakonshme dhe një ngjyrë të gjelbër të artë të përkryer dhe të balancuar”.

Elena Basaglia nga “Gemfields”, tha: “Ne kemi kërkesa jashtëzakonisht të larta për smeraldëd nga Zambia të cilësisë së lartë, veçanërisht në Evropë”.

Ajo shtoi se guri i çmuar do të futet në librat e historisë së gurëve të çmuar të jashtëzakonshëm, ndërsa ende nuk dihet se sa gurë individualë do të nxirren prej tij.

Guri do të dalë në një ankand privat në Singapor muajin e ardhshëm. Guri do të vuloset para përfaqësuesve të qeverisë

5574058 6333225 The Stone Is One Of The Largest Ever Uncovered By London Based P A 11 1540912967021

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: