Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se një tjetër varr masiv që përmbante 900 trupa është gjetur në rajonin e Kievit.

Në një intervistë me mediat polake, Zelensky akuzoi trupat ruse se janë përpjekur që të fshehin gjurmët dhe se po përdorin krematoriume të lëvizshëm për të djegur kufomat.

“Askush nuk e di se sa njerëz vdiqën në total. Do të ketë pasoja, do të ketë një hetim”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas nuk dha detaje të tjera.

Ukraina më herët akuzoi trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në Bucha, Borodyanka dhe Irpin, qytete pranë kryeqytetit Kiev, të cilat ishin të pushtuara për javë të tëra nga Rusia, raportoi BBC.

Moska i hedh poshtë akuzat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb