Policia e Shtetit njofton se ka marrë të gjitha masat me situatën e ditëve të fundit me motin e keq që ka sjellë dëme edhe në infrastrukturën rrugore.

Sipas Policisë, të  gjitha shërbimet janë në gatishmëri dhe prezent në gjithë territorin. Policia ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal dhe për çdo rast të paligjshmërisë të denoncojnë në 112.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Në gadishmëri e prezent në të gjithë territorin.

Për shkak të situatës së krijuar si pasojë e motit të keq në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë vijojnë të jenë në gadishmëri.

Të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, forcat “Shqiponja”, FNSH-ja dhe inspektorët e Policisë në zona ndodhen në gadishmëri dhe prezent në të gjithë territorin për të menazhuar dhe monitoruar lëvizjen e automjeteve në rrugët urbane e interurbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me qendrat e bashkive, si dhe për t’iu ardhur në  ndihmë përdoruesve të rrugës dhe qytetarëve në nevojë, duke koordinuar dhe bashkëpunuar me emergjencat civile, prefekturat, pushtetin vendor dhe kryepleqtë e fshatrave.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të treguar kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve dhe në rast nevoje apo për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë telefononi në numrin 112 ose dërgoni imazhe në Komisariatin Dixhital.

#policiaeshtetitnëshërbimintuaj


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb