Kur Shqipëria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për disa qarqe të vendit, të cilat u prekën nga tërmeti shkatërrimtar, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur fondin fillesar që do të akordohet nga buxheti i shtetit për të përballuar situatën.

Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë tha se buxheti angazhon një fond prej afro 20 miliard lekësh, 13 prej të cilave janë të ardhura nga buxheti dhe 7 nga donacionet e ndryshme, duke nënvizuar faktin se ky është një alookim fillestar.

Teksa nuk i kurseu ironitë për deputetët e opozitës së re, por edhe për mediat dhe analistët, Rama tha se qytetarët, përveç halleve natyrore, u duhet të dëgjojnë edhe ‘bombardimet’ që shfaqen nëpër ekrane dhe portale, nga disa që sipas tij bëjnë sharlatanët, që shfaqen si sizmolog, inxhinier, konstruktor, apo prokurorë.

“Duke ndjekur këto diskutime këtu dëgjova që flitej për Japoni. Por meqë jemi për një situatë të jashtëzakonshme ,dëshiroj që të ndaj me ju nevojën për adresimin e problemeve të konstatuara, që të marrim dhe shembullin e Japonisë, Izraelit, Amerikës, ua mbyllin gojën të gjithë atyre që s’kanë ça thonë. Dhe ua mbyllin me ligj. S’u jepet mundësia lloj-lloj protagonistëve pa lidhje që të çorodisin dhe dëshpërojnë miletin. Kjo do të jetë një nga gjerat që do të adresojmë në reformën ligjore për rastet e fatkeqësive natyrore. Nuk është e mundur që përveç halleve natyrore, populli të ketë dhe këtë hall të madh, që bombardohet nga delikuentët dhe sharlatanët, që shfaqen si sizmolog, inxhinier, konstruktor, apo prokurorë. Nga ana tjetër dëgjova Ralfin që kërkonte matrapik dhe ishte shumë i shqetësuar që në vrapin e tij për t’i ardhur në ndihmë njerëzve nuk kishte gjetur matrapik. Nuk përdoret matrapiku nën rrënoja kur ka njerëz të gjallë. Dëgjova një zonjë që fliste për buxhetin dhe nuk e kishte lexuar. Janë hequr nga buxheti për makina, mobilimet, s’ka. Të gjitha ato fondet i kalojnë fondit të rindërtimit. Po ta kishe lexuar këtë do ta kishe kapur. Unë e mirëkuptoj që tërmeti ka bërë të vetën dhe me ju dhe mbi fjalimet tuaja. Për të ardhur tek thelbi që na ka mbledhur këtu dhe për mos t’ju harxhuar njerëzve kohe me brroçkulla. Dëshiroj që të them disa gjëra, buxheti angazhon një fond afro 20 mld prej të cilave 13 mld janë lekë nga të ardhurat buxhetore dhe 7 mld nga donacionet e ndryshme. Kjo pako e parë është alookim fillestar. Kam dëgjuar përveç këtyre klithmave për doreza, kapele, çizme, janë jehonë e konstatimeve të përcipta të përcjellja nga ekranet dhe nga portalet dhe nga vitrinat dhe që shteti paska ngelur pa lekë dhe s’paska mundësi të përballojë këtë situatë. Dëgjojeni mirë këtë dhe ta dëgjojnë mirë të gjithë; ne dot a programojmë të gjithë procesin sikur mos të marrin asnjë lekë nga bota. Kështu e kemi programin dhe kështu do ta bëjmë. Kjo që bëjmë me këtë buxhet është fillimi i këtij programi.”, tha Rama.

“Programi do të financohet si program buxhetor më vete. Do të jetë fond i transferueshëm e dinamik, është i rëndësishëm sepse shuma e alokuar, që do të kalojë që sot, nga buxheti i shtetit jo vetëm është e konsiderueshme për të hapur procesin po garanton që programi të zbatohet në shkallë të gjerë, dhe krijon hapësire për të shtuar në vijim nga buxheti qoftë për të integruar në të donacionet e dedikuara edhe ne 2020.

Me një vlerësim të saktë të nevojave për ndërhyrje nëse do të duhet angazhim i mëtejshëm është parashikuar skenari që kjo të ndodhë në cdo rishikim buxheti.

Objektivi ynë është shumë i qartë dhe është një arsye tjetër për të parë sa ndryshe jemi ne nga ata. Nuk do ta prekim buxhetin, ekonominë në funksion të rindërtimit, por e kundërta rindërtimi në funksion të ekonomisë.

Nuk do marrim nga një anë nga populli t’ja japim anës tjetër dhe padiskutim që në 2020 do të realizojmë edhe domosdoshmërinë për të mbajtur e fuqizuar shërbimet. shënoji këto e mi kujtoni për të folur për këtë punë. nëse do jeni ju se ne padiskutim këtu do jemi.

Janë 6.2 mld, rreth 62 mln $ që janë rishikuar në funksion të fondit të rindërtimit. Është garantuar vazhdimësia e projekteve dhe janë financuar edhe projektet e reja të ujitjes e kullimit, duke i privatizuar këto në funksion të rindërtimit.

Do ndërtojmë një lagje të re në Durrës, në Lac dhe tre në Tiranë. Dy lagje të rëndësishme, një te 5 maji, një në kombinat dhe një të tretë më të vogël në ish uzinën autotraktor. Me Lacin do fillojmë menjëherë. me lagjen 5 maji ka filluar puna, me kombinatin po ashtu së shpëjti nisim me Autotraktorit.

Paralelisht po punojmë për projektin e riparimit, është si të punosh në një lagje më vete. sa i përket pjesës së pastrimit, po nga ky program do financojmë gjithë pastrimin janë miliona ton që duhet të evakuohen. Kemi vendosur të përdorim sasinë e mbetjeve në Durrës për të mbyllur fushën ne porto romano për të transformuar në projekt të madh publik, po ashtu edhe në Thumanë për të mbyllur kancerin e guroreve që na ka turpëruar të gjithëve. Ai është vendi ynë më i shenjtë në histori, Kruja.

Këto janë pak a shumë për programin. Dua ta përsëris edhe këtu se sapo u bë njoftimi nga KE u shpërnda info me një lajm të rremë se kaq ishte. Jo! 15 mln euro janë të nxjerra me urgjencë për tani, për këtë fazë. Ndërkohë është në proces shqyrtimi i kërkesës sonë për të mbledhur fondet IPA, është vënë në vijë edhe kërkesa.

Ndërkohë që na duhet të fillojmë të financojmë fazën tani, akomodimin në hotele. edhe një gjë tjetër, se kam dëgjuar lloj lloj budallallëqesh: Unë kam zënë shumë vend në ekran, por po të mos ishin ata që shihni pas nuk do ishte bërë as një e dhjeta e punës. Realiteti nuk është ai që tregon TV, është ai që është në territor. Dhe nuk është as përgjegjësi as detyrim i askujt volumi i paraqitjes në TV të secilit prej tyre, po nëse Ministrja e Shëndetësisë nuk do kishte qenë në ekran nuk do kishim maksimumin. Nëse Ministrja e Mbrojtjes e sapo bërë nënë, pavarësisht insistimit të mjekëve për të mos qenë, nuk do kishte funksionuar shembulli i motivimit. ka qenë një super energji e vënë në dispozicion nga e gjithë qeveria.” vijoi kreu i qeverise.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: