Dita ndërkombëtare e gruas, 8 marsi, përveçse për të festuar është edhe një rast për të reflektuar për gjendjen e gruas. Në Shqipëri, me gjithë përparimet, problemet mbeten, si në drejtim të pjesëmarrjes në politikë, përfshirjes në vendimmarrje, edhe tek realiteti i dhimbshëm i një patriarkalizmi që ende depërton në venat e shoqërisë dhe që për fat të keq prek më shumë më të dobëtat. Përveç dizavantazhit ekonomik dhe social, ka një rreziku real që i kanoset mirëqenies fizike dhe emocionale të grave dhe vajzave, në disa raste edhe me humbje jetë, për të mos përmendur edhe paragjykimet.

Për këto çështje Zëri i Amerikës diskutoi me Blerta Balilajn, drejtuese për Shqipërinë e Rrjetit për Demokraci të Grave, një nismë amerikane e inciuar nga Instituti Republikan Amerikan, e cila dha një intervistë në emisionin Ditari gjatë një vizite në Uashington.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb