Maqedonia e Veriut do jetë dhe për 2 javë në gjendje të jashtëzakonshme. Presidenti Pendarovski njoftoi se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë u mor ky vendim për shkak të rrethanave me COVID-19.

Por sipas tij ky vendim nuk ka lidhje me datën e zgjedhjeve. Zgjedhjet e në Maqedoninë e Veriut do të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Me këtë vendim ato i bie të mbahen në fund të qershorit nëse gjendja e jashtëzakonshme nuk shtyhet më.

“Kohëzgjatja e gjendjes se jashtëzakonshme këtë herë prej 14 ditësg nuk ka asnjë lidhje me caktimin e datës eventuale te zgjedhjeve të ardhshme. Asnjë. Kjo është temë të cilën me liderët do ta flasin në fillim të javës së ardhshme. Ata do t’i përshtaten asaj që do të kerkojë politika. Ata shkonjë sipas ligjeve, në këtë situatë sipas Dekreteve. Tu kujtoj, nëse ka nevojë për zgjedhje presidenciale të parakohshme siç kemi pasur, afatet kushtetuese janë 40 ditë për përfundimin e krejt procedurës. KSHZ-ja nuk është kompetente për të treguar se kur duhet të ketë zgjedhje. Nëse politikanët thonë të ketë nesër-pasnesër, ata thonë se do t’i zbatojnë sipas dispozitave ligjore. Tani ka një kornize ligjore, nëse në të ardhmen sillet tjetër, ata do ta respektojnë atë,”, pohoi Pendarovski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb