Këshilli i Biznesit Turqi- Shqipëri (DEIK) e konsideron pozitiv mjedisin ekonomik mes dy vende edhe pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti më 15 korrik, në Turqi. Mehmet Usta, Kryetar i Këshillit te Biznesit Turqi-Shqipëri te DEIK duke dhënë mesazhin ”business as usual” (“biznes si zakonisht”) deklaroi: “Perceptimi i rremë në lidhje me përpjekjen e dështuar për grusht shteti i cili mbizotëron jashtë vendit, sidomos në disa vende/ shtete, duhet të ndryshohet. Në këtë drejtim, ne si Këshill i Biznesit Turqi- Shqipëri kemi nevojë për mbështetjen e të gjitha organeve që kanë marrëdhënie tregtare dhe të investimeve me Turqinë. Mehmet Usta gjithashtu bëri edhe sqarimet në lidhje me çështjet e përmendura më poshtë. “Në mbrëmjen e 15 korrikut, një fraksion brenda Forcave të Armatosura të Turqisë lidhur me FETO u përpoq për të rrëzuar me dhunë qeverinë e zgjedhur dhe prishur rendin kushtetues, nëpërmjet përdorimit të forcës, veçanërisht në Ankara dhe Stamboll. Ne si Këshill i Biznesit Turqi- Shqipëri e perceptojmë këtë përpjekje si një lëvizje të fundit nga organizata terroriste që ka infiltruar institucionet strategjike të shtetit turk me qëllim për të vënë nën kontroll institucionet shtetërore. Për vite radhazi, organizata terroriste ka fshehur me sukses objektivin e saj, me sa duket duke funksionuar si shkolla, qendra edukimi / kultura, organizatë profesionale të biznesit apo OJQ. Ky funksionim i FETO-s është përdorur si fuqi e “butë” e organizatës terroriste dhe organizata ka fituar simpatinë dhe mbështetjen e popullit në Turqi, si dhe jashtë vendit” thuhet ne deklaratën e Këshillit të Biznesit Turqi- Shqiperi. Ne si DEIK nuk kemi asnjë dyshim se Turqia dhe demokracia turke do të dalin me të forta nga ky incident. Ne jemi të bindur se sundimi i ligjit dhe demokracia do të respektohet gjatë proceseve gjyqësore dhe të paraburgimit. Gjithashtu jemi të sigurtë se ekonomia turke do të vazhdoje të mbetet e fortë thuhet në këtë deklaratë.

Duke reaguar mbi gjendjen e jashtëzakonshme, DEIK shkruan se ’Gjendja e jashtëzakonshme tremujore e shpallur në vend ka për qëllim për të përfunduar pastrimin e elementeve FETO nga ushtria dhe burokracia në mënyrë efikase dhe të shpejtë për të eliminuar rreziqet përkatëse në të ardhmen. Procesi nuk do të ketë pasoja në aktivitetin ekonomik, siç garantohet dhe theksohet shumë nga qeveria. Zyrtarët turq kanë shprehur qartë se gjendja e jashtëzakonshme do të ndërpritet / nuk do të zgjatet kur operacionet e nevojshme janë plotësuar / kur të gjitha elementet terroriste të jenë pastruar nga ushtria dhe burokracia turke. Prandaj, gjendja e jashtëzakonshme është një procedurë e përkohshme; jo e qëndrueshme. Si DEIK ne kemi marrë një veprim të shpejtë dhe të menjëhershëm ndaj përpjekjes së juntës.

Në korrik 15, 2016 (dita e tentativës së dështuar), DEIK ka publikuar një deklaratë për shtyp duke theksuar rezistencën shembullore të kombit turk, së bashku me institucionet e tjera shtetërore. Ditën tjetër, DEIK ka publikuar një njoftim të dytë për shtyp ku dënon këtë tentativë të grushtit ushtarak në Turqi. Në ditën e parë të punës, DEIK ka përgatitur një letër të dërguar organizatave homologe, ambasadava dhe konsullatava në Turqi si dhe të gjithë autoriteteve përkatëse duke i shpjeguar situatën në Turqi; duke dhënë mesazhin se çdo gjë është nën kontroll dhe DEIK vazhdon biznesin e tij si zakonisht. DEIK veçanërisht i ka kërkuar të gjithë 133 presidentëve të Këshillit të Biznesit për të shpërndarë këtë letër tek të gjithë homologët e tyre jashtë vendit.
Në të njëjtën ditë DEIK gjithashtu ka vëne firmën e tij në një deklaratë të përbashkët të përgatitur nga 12 organizata të shoqërisë civile në Turqi, duke shprehur qëndrimin e përbashkët kundra çdo ndërhyrje ushtarake në demokraci.

Përpjekjet intensive të DEIK në javën e parë të grushtit ushtarak në tentativë, ka vazhduar me një takim mikpritës konsultimi me rreth 120 biznesmenë që formojnë trupin e Këshillit të Biznesit të DEIK. Me më shumë se 80 rekomandime të ndryshme të zhvilluara në pyetjen se “çfarë duhet bërë tani?”, lista e rekomandimeve është konsoliduar, listuar sipas rendësisë dhe i është paraqitur Bordit Ekzekutiv të DEIK, për të formuar një “Plan Veprimi Urgjent ‘, që është përmbledhur në 11 hapa.

Deri më tani, çdo gjë është nën kontroll shkruan DEIK: Funksionimi i rregullt i sistemit financiar është arritur në mënyrë efektive, sektori bankar është i fuqishëm, të gjithë treguesit ekonomikë janë të qëndrueshëm, axhenda e reformave është ende e mundshme, Banka Qendrore e Turqisë ndjek nga afër zhvillimet, zëvendës-ministri pergjegjësi i Ekonomisë rregullisht takohet me investitorët e huaj dhe informon aktorët ekonomikë, turq dhe të huaj. Ministri i Ekonomisë punon ngushtë me të gjitha grupet e interesit të biznesit për t’i informuar ata. Reagimet e mundshme negative janë të ndikuara gjithashtu nga disa shqetësime të brendshme dhe ndërkombëtare mbi “gjendjen e jashtëzakonshme” të shpallur në vend.

(d.b/e.kacorri/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: