Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në rubrikën “Opinion” “News 24”, komentoi një sërë çështjesh që janë regjistruar kohet e fundit në vend.

Ai tha se dorëheqja e Ardi Veliut nga posti i Drejtorit të Pergjithshem te Policise, ndodhi për shkak të shkallës së kriminalitetit që ka pllakosur vendin, e këtu renditi vrasjet e fundit kriminale dhe dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve në protesta të ndryshme të zhvilluara.

Për Salianjin, rrëzimi i avionit në Kelmend tregon se atje po ushtrohej një aktivitet i kundraligjshëm. Për këtë ai iu referua faktit të dinamikave të viteve të fundit, ku dhe në të kaluarën janë gjetur aeroplanë të të tilla përmasave që transportonin drogë, por edhe largimi i personave që ishin të pranishëm në bord.

Reagimin e Policisë në këtë situatë ai e cilësoi si qesharak. Sa i përket aksionit politik të ndërmarrë nga ish-kryeministri Sali Berisha, të pagëzuar prej tij si “foltorja”, Salianji tha se çdo iniciativë është në të mirë të PD. Ai tha se përpos të gjithave, PD nuk del kundër vlerave të saj pro perëndimore e amerikane.

Ervin Salianji: Mendoj se ministri Çuçi s’ka pasur dijeni për shkarkimin e Veliut. Kur deputetët e opozitës e pyetën në Komisionin e Sigurisë ai vazhdoi diskutimet mbi ligjin e kthyer me dekret nga Presidenti. por ministri s’dinte gjë. Besoj e kanë marrë vesh nga mediat. Kryepolic te Policia e Shtetit është Edi Rama. Ardi Veliu ishte një ndër personalitetet më të pista në atë drejtim. Me këtë u ngrit si fenomen në piedestal llumi.

Çfarë ngjarje fundosi Veliun?

Ervin Salianji: Gjendja e kriminalitetit në Shqipëri është e rëndë. Nuk besoj se është hequr për kriminalitetin.

Cilat janë ngjarjet që ju thoni që janë mbuluar nga Veliu?

Ervin Salianji: Ngjarjet e rënda janë dhuna e ushtruar ndaj artistëve dhe gazetarëve në protestat e Teatrit Kombëtar. Gazi lotsjellës i lëshuar ndaj protestuesve. Manipulimi i vrasjes së Klodian Rashës. Deklarata publike e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ku tha nuk u gjet asnjë material zgjedhor në tragjedinë e Elbasanit, ku ndërkohë në makinën brenda kishte. Më pas janë dhe vrasjet tipike mafioze, e nuk po themi krime në familje. Vrasjet e stilit mafioz dhe të pazbardhura janë në mënyrë të tmerrshme dhe alarmante për qytetarët.

A ishte vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha që e mbushi kupën? E po ashtu edhe dy vrasjet në Elbasan?

Ervin Salianji: Nëse do të flisnim për kupën janë mbushur lumenj e jo më kupa. Kemi një polici që nuk i shërbejnë qytetarëve për shkak të drejtuesit të vet. Drejtimi politik i Policisë së Shtetit, ka sjellë këtë situatë e cila s’ka të bëjë me ngjarjen. Vrasja dhe pasja e një dëshmori tjetër të atdheut siç ishte polici në Lezhë tregojnë papërgjegjshmërinë që operon policia. Ndodhi dhe rënia e një avioni. Policia e Shtetit dilte me një njoftim dhe thoshte përmasat e avionit, por nuk tregoi personat e përfshirë. Shqipëria është mbushur në çdo cep me kanabis. Në këtë kuptim nuk ke se ku ta kapësh dhe të thuash se ka qëndruar për kualitetin e treguar. Por ka qëndruar për lidhjet e tij me Ramën.

Po Gledis Nano? Ka vlerësime nga SHBA, ka mbaruar FBI. Si e vlerësoni këtë figurë?

Ervin Salianji: Nuk kam informacion për të. Askush nuk duhet të paragjykohet, por padiskutim ajo që thash deri më tani, që drejtues të Policisë së Shtetit është Edi Rama dhe duhet parë do të tejkalojë kjo apo jo. Parakushtet nëse është me këto kualifikime që thoni, s’duhet ta paragjykojmë. I urojmë suksese Policisë së Shtetit. Kemi pasur denoncime të forta ndaj Policisë së Shtetit.

Nga ku duhet të fillojë puna konkrete e drejtuesit të ri?

Ervin Salianji: Te depolitizimi i Policisë së Shtetit. Qëllimi i OFL ishte për të kërcënuar kriminelët dhe t’i mbajtur ata peng dhe përfshirë në fushatë elektorale për të mbledhur vota. Sot s’e kemi më OFL. Nuk diskutohet më vetingu në polici. Të gjitha aksionet e policisë janë bërë për qëllimin dhe përdorimin politik nga Rama. S’ka ndodh në ndonjë vend që të hidhen gaz lotjsellës për të nxjerrë banorët nga banesat dhe të prishin shtëpinë.

Ambasada e SHBA ka deklaruar se protestën e organizon PD? Si është e vërteta?

Ervin Salianji: Atë e organizon shoqëria civile, të cilët kanë kërkuar të organizohet protestë ndaj rritjes së çmimeve. Ne do e mbështesim çdo formë reagimi. Arsyeja është po aq e rëndësishme që organizohet nga shoqëria civile. Janë të papërballueshme çmimet kështu sic janë. Të gjitha e bëjnë të papërballueshme mbijetesën. Fakti se sa herë Rama kërkon të bëj rritje çmimi duke ia veshur këtë krizave botërore, është e papërgjegjshme. Kur ulet çmimi në bursë duhet të ulet dhe çmimi për konsumatorët. Por kur ulet çmimi a del kryeministri dhe thotë do ulim energjinë se është ulur në bursë? Jo. Nuk ndodh. Qeveria po e bën fakt rritjen e çmimit të energjisë dhe po thotë se do të ulë atë për disa kategori. Biznesit i ka ngarkuar po ashtu me rritjen e pagës minimale, për të paguar siguracione dhe biznesin po e ngarkon me shumë taksa, e gjitha kjo ngarkesë do të zbrazet te qytetarët.

Rënia e avionit të vogël në Kelmend. Ngjarja ende po hetohet, po ju si PD a keni më shumë informacion në lidhje me atë që po ndodh?

Ervin Salianji: Dyshimet janë të qarta. Deklarata e policisë ishte në kufijtë e qesharakes. Kjo vjen në periudhën kur është korrja e dytë e kanabisit, duket që vjen në kohë të caktuar. Ata lëvizin në lartësinë që nuk kontrollohen nga NATO, por nga autoritetet shqiptare. Këtu janë fikur radarët për të kaluar ngarkesat me drogë. Është e qartë që ata janë për veprimtari kriminale. Nuk besoj që ka njeri në këtë republikë që avioni kryente aktivitet kriminal. Fakti që ikën dhe aty pranë për t’i ndihmuar kishte një fuoristradë tregon shumë.

A po hetohet kjo ngjarje?

Ervin Salianji: Fakti që që në fillim po hetojnë ta shmangin tregon që se kanë seriozisht luftën ndaj krimit.

Foltoret e ish-kryeministrit Berisha, e dëmtojnë PD?

Ervin Salianji: Asgjë e keqe nuk vjen nga diskutimi. Demokratët janë në mënyrë vullnetare në PD dhe na bashkon idetë dhe mendimet e përbashkëta. PD është në betejë me Edi Ramën, elementët e tjerë që kërkojnë të përmirësojnë PD janë të mirëpritur. Disa kolona PD nuk i shtrembëron dot. Këto kolona janë pro perëndimore, por evropiane dhe të gjitha elementet e tjera që e bëjnë PD një forcë të djathtë. Të gjithë demokratët janë bashkë me një qëllim në luftën ndaj Edi Ramës.

Ju e keni me Edi Ramën, ndërsa Sali Berisha me Bashën?

Ervin Salianji: Berisha ka bërë shumë denoncime ndaj qeverisë.

Kjo betejë nuk iu dobëson?

Ervin Salianji: E rëndësishme është që PD është në fokus, pavarësisht vjedhjes së rezultatit të zgjedhjeve.
Lajm sot bën vetëm PD dhe e gjithë lëvizja do të bëjë një energjizim për të fituar zgjedhjet e ardhshme, shumë shpejt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb