Fiks një muaj më parë, Michael Schumacher u transferua në Paris për t’iu nënshtruar një terapie të veçantë dhe inovative për të përmirësuar shëndetin e tij pas aksidentit të rëndë që pësoi në 2013. Ky lajm bëri që tifozët të “ngrohen” dhe të shpresojnë akoma më shumë se gjendja e ish kampionit të botës në F1 do të stabilizohet përfundimisht.

Todt
Todt

Situata që rrethon ish pilotin e famshëm gjerman mbetet gjithsesi e paqartë, por ajo që acaron më shumë Jean Todt, presidentin e FIA, mik i ngushtë i familjes Schumacher, është rrjedhja e informacioneve, çka sjellin shpesh konfuzion mbi shëndetin e tij: “Ajo që më ka acaruar shumë është se kur erdhi në Paris për një kontroll, njerëzit që duhet të ruanin sekretin mjekësor kanë folur”.

Singapore Grand Prix Race Marina Bay Street Circuit
Singapore Grand Prix Race Marina Bay Street Circuit

I pyetur nëse di diçka më shumë mbi gjendjen e tij, Todt theksoi: “Nuk ka asgjë të re, përveç faktit se Michael po lufton çdo ditë për të përmirësuar shëndetin e tij. Ne duhet vetëm ta shoqërojmë në këtë luftë. Un thjeshtë kam thënë të vërtetën, kam parë me të në televizion një garë, shpresoj shumë që së shpejti ta shohim “live” një të tillë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb