Në vendin tonë janë shënuar sot 433 qytetarë pozitvë me COVID 19, prej të cilëve 17 ishin raste të reja.

Por ndërsa rastet e reja ditët e fundit kanë pësuar një rënie, në dy spitalet COVID 19, te Infektivi dhe te “Shefqet Ndroqi” janë në total 6 pacientë në gjendje të rëndë, pra të intubuar.

Të dhënat i bëri me dije për “BalkanWeb” gazetari i News 24, Erjon Skëndaj.

“Në spitalin infektiv janë 2 pacientë të intubuar, njëri prej tyre është më rëndë. Ndërsa në terapi intensive janë në total 6 persona, 4 prej tyre me oksigjenoterapi. Në spitalin tjetër COVID 2 ka 4 persona të intubuar. Mjekët kanë shpresa se për dy prej tyre mund të tentohet dalja nga intubimi. Kurse pjesa tjetër e të shtruarve janë stabël për momentin”,- tha gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb