Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu pasi deklaroi se mjeku i njohur Roland Xhaxho është prekur nga COVID-19, tregoi të tjera detaje në lidhje me këtë lajm.

Në një lidhje skype për ‘News24’ Shehu tha se mjeku Xhaxho është shtruar sot në spitalin Infektiv, ndërkohë që nga kontakti i vazhdueshëm me pacientë mund ta ketë marrë virusin. Mes të tjerash ai tha se gjendja e mjekut është e stabilizuar dhe se kolegët e tij janë optimist.

“Ai është mjek dhe nuk i dihet se ku e ka marrë. Kam folur dje pasdite me te ne telefon dhe me tha se dyshonte se ishte prekur, pasi kishte disa simptoma. Sot ishte në spital. Gjendja e tij është e stabiluar, ai është nën kujdesin e kolegëve të tij. Unë kam folur disa herë me kolegët për Xhaxhon dhe ata janë optimistë për gjendjen e tij. Nuk i di detajet, nëse është çuar në spital me ambulancë. Ai është ndër reantimatorët më të mire në vend. Ai ka bërë dy degë. I jepte prioritet dhe me aparaturat. Ai u shtrua sot në spitalin e Infektivit. Rolandi mbrojti dhe një sërë temash shkencore. Vijoi punën e tij shkencore. Dhe ka shumë punë për të bërë për mjekësinë.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: