Trekëndëshi i shoqërisë mes Monika Lubonjës, Sabianit dhe Ilir Shaqirit ishte mbse po aq i komentuar dha lidhjet e dashurisë në BBV. Ky raport miqësor, i cili u krijua brenda shtëpisë, u prish natën kur aktorja në zinxhirin e shpëtimit të nominimeve vendosi të zgjidhte Donald Veshajn.
Edhe pas daljes Monika, Iliri dhe Sabiani u komentuan gjatë për raportin e tyre, pas deklaratave që bënin në intervista apo në rrjetet sociale. Tani tre muaj pas përfundimit të reality-showt, Monika e konsideron si gabim reagimin e saj ndaj debateve me Ilirin.

“Nëse do ta quajmë gabim, ishte për shembull nëse unë mes 7 Prime-eve që u diskutua puna e tradhtares që më pas unë e kuptova që më tepër iu bë një reklamë këngës së Sabianit, iu dha një mesazh Iliri që ‘shiko se ti je mirë dhe kjo po përflitet për ndarjen nga shoqëria jonë…’ Do kisha bërë që disa gjëra t’i kisha ulëritur më shumë. Kur them ulëritur, të kisha bëritiur më fort ashtu siç i bërtita herën e fundit, që i thashë “stop boll më me këtë.” – tha Monika e ftuar në “Mirage.”

  • foto galeri
  • foto galeri

Por çfarë raporti ka Monika Lubonja sot me Ilir Shaqirin dhe Sabianin? Aktorja u përgjigj duke thënë se me balerinin nuk ka pasur më asnjë komunikim që nga debati në BBVk, ndërsa sa i përket Sabianit ajo riktheu në vëmendje fjalën “tradhtare” që ai i tha pas debateve me Ilirin.

“Me Ilirin nuk kam fare komunikim, u nda që në ato momente. Me Sabianin sigurisht që në një moment nuk ia pranova dot atë pjesën e nxjerrjes në publik atë fjalë sepse për mua, unë e sqaroja edhe atje dhe nuk e di sa e kuptonte publiku. Fjala tradhtare është një fjalë shumë e lartë dhe i bie të penalizohesh për atë fjalë.”- tha Monika.

Një tjetër raport miqësor i komentuar ishte ai i dy aktoreve Monika Lubonja dhe Arjola Demiri, për të cilat u përfol se ka pasur një krisje pas përfundimit të BBV. Megjithatë, Monika i mohoi këto zëra duke thënë se mes tyre nuk ka pasur asnjë zënkë.

“Mes nesh nuk është bërë asnjëherë asnjë zënkë. Ka qenë një lloj gjëje që portalet e nxorën, por ne të dyja kemi qenë të ngarkuara emocionalisht, psikologjikisht, sepse kemi lexuar shumë gjëra në rrjetet sociale. Unë mbaj mend që në atë nuk kam lexuar sepse vajza ime mi ndaloi sepse dhe gjendja ime ishte e rënduar sepse u lodhëm. Por nganjëherë edhe nga gjërat që unë po shikoja që përtej asaj lojës njerëzit po bëheshin pis, dhe nuk më pëlqejnë këto gjëra. Ajo që mua më vjen mirë ësht ëqë shumë gjëra kanë dalë ato që Monika ka thënë aty.”- u shpreh aktorja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: