Kryeministri Edi Rama është kthyer pas në kohën kur mori drejtimin e qeverisë dhe kujtoi gjendjen në të cilën ishin spitalet para 7 vitesh.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Fier, kreu i qeverisë tha se njerëzit vareshin kangjellave të QSUT-së ndërsa bërtisnin se nuk kishin ilaçe.

“Kur ne kemi marrë detyrën, nuk ishte pandemi, por ishin njerëzit që vareshin kangjellave të QSUT-së dhe ulërinin se nuk kishte ilaçe. Apo merrnin batanije me vete. Gjendja ishte katastrofike. Unë besoj se nuk është e vështirë që për t’u kuptuar, deri para 7 vitesh, se identifikojë dot se kush ishte pacienti apo familjari, mjeku apo infermier, pa folur pastaj për ngrohje, pastërti, etj. Ishte i gjithë sistemi rreth spitalit, furnizime me ilaçe. Borxhi kur morën ne detyrën, që shteti i kishte furnizuesve ishte katastrofik. Në furnizime kemi gjetur stoqe ilaçesh që ishin blerë për qoka.”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: