Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se gjeneralët e luftës ndaj Covid ishin mjekët.

Manastirliu thekson se pandemia u përballua me sukses, duke shtuar se funksionoi po ashtu edhe puna në grup.

“Sfidat kanë qenë shumëplanëshe. Puna dhe fryma në ekip na ka ndihmuar. Mjekët, infermierët dhe epidemiologët në terren kanë punuar me shumë devotshmëri. Pandemia na mësoi që një luftë mësohet me disiplinë. Përdorimi i burimeve në mënyrë efektive janë armë shumë të mira për të luftuar virusin. Gjeneralët e luftës ishin mjekët, nuk ishin gjithologët në studio televizive, që çorodisin miletin. Kanë kontribut profesor Kalo, doktor Brataj dhe doktoreshat. Lufta e vërtetë ka qenë në territor dhe neë dyert e spitaleve. Në mësuam vlerën e solidaritetit. Qytetarët besuan autoritetet shëndetësore dhe qeverinë, që lufta të bëhej në çdo front”, tha Manastirliu.

Ogerta Manastirliu nënvizon se Shqipëria është vendi i dytë në rajon, që vaksinon në një kohë shumë të shpejtë popullatën e saj.

“Qeveria shqiptare është përgjigjur në kohë të shpejtë të gjitha opsioneve të vaksinave, që janë certifikuar nga ndërkombëtarët. Kemi reaguar në gusht, kur vaksinat ishin në fazat eksperimentale. Kemi parapaguar. Serbia është një rast i veçantë. Shqipëria është vendi i dytë në rajon, që vaksinon më shpejt popullatën se të tjerët. Serbia është më lart, Shqipëria vjen e dyta, Mali i Zi vjen më tej, që ka vaksinat donacion. Por unë besoj se nuk është vendi për të bërë krahasime. Rama udhëtoi në SHBA që të garantojë vaksinën e Pfizer. Arritëm kontratë që në nëntor kontratën e Pfizer. Izraeli prsh e ka blerë vaksinën shumë shtrenjtë”, u shpreh Manastirliu.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb