Gjenerali amerikan  dhe Komandant i Komandës Europiane të SHBA, Tod Walters ka mbajtur fjalëne  tij nga Durrësi me rastin e nisjes së stërvitjes së NATO ‘’Defender Europe 21’’ në Shqipëri.

Walters vlerëson Shqipërinë si një komb që ka luajtur rol të madh në paqen në rajon, teksa ka kërkuar që pandemia mos materializohet në krizë sigurie.

Ai thotë se me anë të stërvitjes ‘’Defender Europe 21’’, vendet aleate të NATO-s përfshirë Shqipërinë do të forcojnë ‘muskujt’ dhe do të përmirësojnë gatishmërinë në të gjitha aspektet.

‘’President Meta, kryeministërRama, të ftuar të shquar, të nderuar pjesëmarrës është nder të jem këtu sot në Shqipëri, të jem kaq i lumtur në një komb që i trajton të gjithë miqtë e tij si motra e vëllezër, bij dhe bija.

Dua t’ju falënderoj këtë komb kaq të bekuar për atë që ka bërë dhe vijon të bëjë për paqen në r ajon. Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për ata që kanë humbur personat e dashur për COVID-19. Por edhe për vigjilencën  që kjo pandemi mos materializohet në krizë sigurie. Kemi rrugë shumë të jgatë përpara, por nëse keni të dëshmuar përballë kësaj pandemie do jemi të suksesshëm, sepse kjo pandemi nuk do an çojë në krizë sigurie.

Dua të falanderoj autoritetet ushtarake për këtë stërbvitje. Sot kemi provën e asaj që duhet të bëjmë, duhet të përmirësojmë transparencën strategjike që nuk është bërë që në 1940. Shohim bregdetin, duhet të kujtojmë çfar ëndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pushtimi i Normandisë, gjithë logjistikat në tokë e det, ne do të ulemi sot e do kuptojmë çfarë prove e vështirë është kjo.

E gjithë logjistika e anijeve është e përbashkët, jemi këtu sot, është shumë e komplikuar dhe e bëjmë në mënyrë tipike të NATO-s, me forca të armatosura të shëndosha. Marinsa, forca tokësore, detare, për të provuar e dëshmuar se kjo stërvitje do jemi më shumë përgjegjës,  do të reagojmë më mirë.

Asthu siç u përmenda më parë, Defender Europe 21, ka 28 mijë trupa në marinë, gjitha kombet, nga 25 vende, dhe qëllimi është të demonstrojmë aftësitë tona kolektive. Dhe nëpërmjet kësaj do të bëjmë stërvitje të përbashkët nga shumë agjenci, forca shumëkombëshe, nga të gjitha degët kundër një rivali të stimuluar. Do të përmirësojmë muskujt tonë, dhe të përmirësojmë gatishmërinë tonë në të gjitha aspektet.

Falenderoj këtë komb, është eksportues i sigurisë.Mënyra si e kuptojmë këtë, momenti kur ju e keni treguar këtë nga pranimi në NATO, na ka dhënë një Shqipëri më të sigurt, pjesë perëndimore më të sigurt, një Mesdhe dhe Europë më të sigurt. Ndihemi më të sigurt, jemi më të fortë së bashku.’’- tha gjeneral Tod Walters.

Fjala e plotë:

President Meta, Kryeministër Rama, ministra, të ftuar të shquar, oficerë të lartë të flotës, dhe më e rëndësishmja, qytetarë të mrekullueshëm të Shqipërisë: është një nder të jem në praninë tuaj dhe shumë kënaqësi të jem në shtëpi në një vend që i trajton miqtë si vëllezërit e motrat, djemtë e vajzat e veta.

Më lejoni të përcjell falënderimet e mia të sinqerta për këtë vend të madh për çka keni bërë dhe çka do të vazhdoni të bëni për të prodhuar paqe në rajon dhe kudo në Europë. Më lejoni të ofroj ngushëllimet e mia për të gjithë ata që u prekën nga COVID-19 dhe më lejoni ta falenderoj këtë vend të madh për disiplinën dhe vigjilencën e tij duke drejtuar në krye për t’u siguruar që kjo pandemi nuk do të shndërrohet në një krizë të sigurisë. Siç e dini më mirë se mua, kemi ende shumë rrugë për të bërë, por me ekspertizën tuaj të demonstruar për ta mundur pandeminë, do t’ia dalim me sukses. Kjo pandemi nuk do të shndërrohet në një krizë sigurie.

Dua të falenderoj ushtrinë dhe vendin për gatishmërinë për t’u bërë mikpritës të kësaj stërvitjeje ushtarake ndërkombëtare. Siç e dini mirë tashmë, detyra është sfiduese dhe ajo që po përpiqemi të bëjmë është të përmirësojmë transparencën dhe rreshtimin tonë strategjik, diçka që nuk ka ndodhur në këto përmasa dhe nivel prej viteve 1940të.

Teksa qëndrojmë sot në këtë mjedis dhe shohim bregun, nuk mund të mos kujtojmë ç’ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore, zbarkimet në Siçili, D-Day, pushtimi i Normandisë, logjistika nga anija në breg. Ndërsa shohim pajisjet dhe materialet dhe qëndrojmë këtu, kuptojmë se çfarë detyre sfiduese dhe e vështirë është dhe do të demonstrojmë logjistikën nga anijet në det deri në breg, logjistika e përbashkët, diçka shumë shumë e ndërlikuar.

E bëjmë këtë në mënyrën tipike për NATO-n, me mbrojtje të shëndoshë për forcat ofruar nga ky vend dhe me ushtarët, marinarët, pilotët dhe marinsat nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar të angazhuar në një demonstrim për të përmirësuar gatishmërinë e tyre. Shpresa jonë është kjo: që pas demonstrimit të sotëm dhe kësaj stërvitjeje, secili prej nesh të jet pak më reargues, pak më i zhdërvjelltë, pak më vdekjeprurës dhe jam i bindur që do ta përmbushim këtë detyrë.

Siç është deklaruar më parë, stërvitja Defender Europe 21 përfshin mbi 30,000 ushtarë, pilotë dhe marinas nga aleatë dhe vende të NATO-s, mbi 25 vende dhe qëllimi është të vëmë në provë vendosmërinë tonë në gamën e plotë të përvojave ku përfshihemi në ushtri. Gjatë gjithë Defender Europe 21, do të shohim se çfarë quhet hyrje e përbashkët me forcë, do të përmirësojmë mbrojtjen e integruar nga ajri dhe nga raketat, do të angazhohemi në stërvitje me zjarr, dhe do kulminojmë me një stërvitje të komandës. Këto aktivitete na detyrojmë të stërvisim muskujt dhe intelektin tonë, por në fund të ditës, shpresojmë dhe e dimë që do të përmirësojmë gatishmërinë tonë në të gjitha drejtimet.

Më lejoni ta mbyll duke falënderuar këtë vend për çka bëni. Ky vend është eksportues i sigurisë dhe arsyeja pse mund ta themi të sigurt këtë është vrulli që keni demonstruar, nga hyrja në NATO në vitin 2009 deri më sot, çka na ka ofruar një Shqipëri më të sigurt, një qendër jugore më të sigurt, një Ballkan më të sigurt, një Mesdhe më të sigurt, dhe një Atlantik më të sigurt.

Sot jemi më të sigurt se kurrë më parë. Ju vërtetoni çdo ditë se jemi më të sigurt bashkë. Faleminderit shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb