Mafia nuk është vetëm italiane por synon të globalizohet dhe të arrijë në shumë vende europiane, theksoi sot kreu i Drejtorisë Italiane Antimafia (DIA), gjenerali, Giuseppe Governale.

“Krimi i organizuar është duke u përhapur jashtë vendit, duke u globalizuar”, shpjegoi ai gjatë një takimi me shtypin ndërkombëtar në Romë.

“Cosa Nostra, mafia siciliane, ka qenë gjithnjë e pranishme në SHBA, Kanada apo Australi, por Ndrangheta, mafia kalabreze është gjithashtu dhe prania e saj nënvlerësohet ndërkohë që është një organizatë jashtëzakonisht e fuqishme”, thotë ky ish-gjeneral i karabinierëve dhe ish-kreu i grupit elitë “Ros”, shkruan atsh.

“Organizatat mafioze kanë përfaqësues në çdo vend të botës ku veprojnë, në disa porte për shembull, por Ndrangheta përpiqet që të shtojë jashtë vendit strukturat e ngritura në Kalabri”, theksoi Governale që ka ardhur në krye të DIA-s në tetor 2017.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb