Lideri i Çeçenisë dhe gjenerali i Putin, Ramzan Kadyrov, ka kritikuar sulmet ‘e dobëta’ të Rusisë ndaj Ukrainës në shfaqjen e fundit të mospajtimit të profilit të lartë nga një prej mbështetësve më të mëdhenj të Vladimir Putinit.

Kadyroov urdhëroi trupat e Kremlinit të ‘fshijnë qytetet ukrainase nga faqja e dheut’ në një video-mesazh në Telegram, ku kreu i Republikës çeçene tha se Rusia duhet t’i përgjigjet me zjarr dhe tërbim rritjes së kundërsulmeve në rajonet e saj kufitare.

Kadyrov tha: “Ne kemi shpallur tashmë gjendjen ushtarake, por ata nuk janë të trembur, ata po vazhdojnë sulmet. Jam shumë i pakënaqur, përgjigjja jonë është shumë e dobët.

“Nëse një predhë vjen në drejtimin tonë, ne duhet të zhdukim qytetet ukrainase nga faqja e dheut, kështu që ata as nuk mund të mendojnë më të qëllojnë në drejtimin tonë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb