Gjenerali i Vladimir Putinit, në rajonin e Çeçenisë i ka kërkuar Rusisë të përdorë një armë bërthamore në Ukrainë pas një disfate poshtëruese në fushën e betejës.

Ramzan Kadyrov, kreu i rajonit rus të Çeçenisë, tha të shtunën se Moska duhet të konsiderojë përdorimin e një arme bërthamore me rendiment të ulët në Ukrainë pas humbjes së bastionit të Lyman .

Kadyrov kritikoi komandantët e lartë për dështimet e tyre dhe shkroi në Telegram: “Për mendimin tim personal, duhet të merren masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin e armëve bërthamore me rendiment të ulët”.

Ai po fliste një ditë pasi presidenti Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, ku ndodhet Lyman.

Ato toka u vendosën nën ombrellën bërthamore të Rusisë, duke thënë se Moska do të mbronte tokat që kishte marrë “me të gjitha forcat dhe të gjitha mjetet tona”.

Rusia ka arsenalin më të madh atomik në botë, duke përfshirë armët taktike bërthamore me rendiment të ulët që janë krijuar për t’u vendosur kundër ushtrive kundërshtare.

Aleatët e tjerë të lartë të Putinit, duke përfshirë ish-presidentin Dmitry Medvedev, kanë sugjeruar se Rusia mund të ketë nevojë të përdorë armët bërthamore, por thirrja e Kadyrov ishte më urgjente dhe më e qartë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: