Kanë mbërritur sot nga Turqia gjashtë autoambulanca moderne, që do të përdoren për emergjencat civile në Shqipëri.

Në ceremoninë e pritjes së këtyre pajisjeve ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila tha se këto autoambulanca janë një mini-spital, pasi kanë brenda të gjitha pajisjet, që nga resptiratorët tek aparatet URL.

“Këto janë vetëm fillimi, që i japin fund traditës 30-vjeçare të mos investuarit tek emergjencat civile, ndonëse jemi ndër vendet më të rrezikuara. Këto autoambulanca janë të mirëpajisura me të gjitha pajisjet, që nga respiratorë për rrugët e frymëmarrjes, aparatet URL e gjithë mjetet e tjera të ndihmës së shpejt. Që sot këto autoambulanca do të jenë në shërbim të Forcave të Armatosura për emergjencat.

Në pak muaj, emergjencat civile do të kenë një fytyrë të re, deri tek aparaturat më moderne, që lehtësojnë punën e punonjësve tanë në ditët më të vështira. Brenda pak muajve do të kemi një trup të emergjencave civile tërësisht të pajisur sipas standardit më të lart”, tha Xhaçka.

Ndërsa, generali Bajram Bega, mjek në profesion,  i pranishëm i tregoi ministers Xhaçka se si do funksionojnë këto autoambulanca, teksa u shpreh se “Ambulanca ka brenda oksigjenimin rezervë. Mund të mbajë tre pacientë. Çfarë i duhet një mjeku për të bërë punën e tij ndodhet brenda. Personeli që duhet të jetë në këto autoambulanca duhet të jetë i trajnuar, i ka të gjithë gjërat që i duhen”.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb