Gjenerata e re e antibiotikëve, e cila mund të shfaqet shpejt, do të bëjë që bakteret të shkatërrojnë vetveten, thonë shkencëtarët amerikanë të Universitetit të Washingtonit.

Ata kanë studiuar hollësisht mekanizmin mbrojtës të beta streptokokut hematologjik serologjik të grupit A, si edhe streptokokut të piogenesit, që është shkaktar i inflamacionit të fytit, skarlatinës dhe infeksioneve të lëkurës; si edhe bakteret e tjera, që përdorin toksina të veçanta, me të cilat sulmojnë apo shkatërrojnë qelizat.

Për t’u penguar kjo, shkencëtarët po krijojnë kundërhelm në formë të proteinave, i cili lidhet me toksinat, transmeton Telegrafi.

Duke hulumtuar bakteret, shkencëtarët me udhëheqësin e ekipit dr. Krejg Smith, kanë zbuluar dy forma të kundërhelmeve, aktive dhe pasive.

“Besojmë që forma pasive e kundërhelmit është e suksesshme, ndërkaq zbulimi ynë është shumë i rëndësishëm, sepse gjeneratat e avancuara të antibiotikëve do t’i detyrojnë bakteret që të vetëshkatërrohen. Është e njohur që bakteret janë gjithnjë e më rezistuese ndaj antibiotikëve aktualë, andaj patjetër duhet që sa më parë të gjejnë mënyrën që t’i dalim përpara.
Duke pasur parasysh që përfundimisht kemi konstatuar që funksionojnë në parimin e helmit dhe kundërhelmit, tani e dimë se në ç’drejtim t’i zhvillojmë barnat e reja të cilat do të shkatërrojnë bakteret me armën e tyre” – thotë dr. Smith.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: