DURRËS

Kandidatë i LSI për qarkun e Durrësit, Gëzim Tahiri apelon shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

I renditur i 9-ti në garën për Durrësin, Tahiri shprehet se LSI ka gjeneratorë të vetin rininë, ndaj thekson ai LSI do të bëjë maksimumin për të kthyer në vend të rinjtë e larguar.

“Trokasim sot në dyert tuaja në mënyrë që nesër lotët tuaja të mos trokasin porteve dhe aeroporteve të këtij vendi, duke pritur e përcjellë fëmijët.

LSI ka gjeneratorë të vetin rininë ndaj me energjinë dhe ekspertizën tonë do të bëjmë më të mirën për të stopuar shpopullimin, shkombëtarizimin dhe do i rikthejmë shtëpisë sonë zërin e të rinjve.

Ky vend është një vend i mahnitshëm që Zoti e bëri me dorë të bekuar. Ky vend ka vend për të gjithë ne, jo vetëm për horrat. Do bëjmë maksimumin të kthejmë në shtëpinë tonë të rinjtë dhe vlerat e larguara. Ju ftoj më 25 prill të votoni LSI, votoni që në portat që do trokasim të kenë njerëz brenda.”- përfundon Tahiri apelin e drejtuar drejtuar shqiptarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb