Gjenomi i njeriut po zvogëlohet me 20%, kjo është sasia e gjeneve që deri sot mendohej se ishin të dobishëm për prodhimin e proteinave, por që në fakt janë vetëm sekuenca pa kuptim ose ish-gjene që nuk përdoren më.

Ky zbulim, që mund të ketë pasoja të rëndësishme mbi kërkimet për sëmundje si tumoret dhe që është publikuar në revistën “Nucleic Acids Research”, është realizuar nga një bashkëpunim ndërkombëtar i drejtuar nga Qendra Kombëtare Spanjolle e Kërkimit mbi Kancerin (CNIO).

Që kur u realizua harta e plotë e ADN-së së njeriut në vitin 2003, studiues nga e gjithë bota janë përpjekur të individualizojnë gjenet e dobishme për prodhimin e proteinave, të ashtuquajturit gjenet kodifikuese, duke numëruar më shumë se 20 000 të tillë.

Por sias analizave të bëra nga CNIO duke karhasuar studimet e bëra nga tre qendra të mëdha ndërkombëtare “GENCODE/Ensembl”, “RefSeq” dhe “UniProtKB”, u zbulua se ekzistojnë më shumë se 4 000 pseduogjene.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: