Nga Mira Bregu, OKB, Gjenevë*

Komisioni për punën e denjë në zinxhirët e furnizimit Global u mbajt në nëntë ditë diskutime intensive trepalëshe për të shqyrtuar se si zinxhirët e furnizimit Global të kontribuojnë në mënyrë efektive për punë të denjë dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Konferenca votoi me shumicë dërrmuese për të miratuar dy ndryshime në Kodin e Konventës së Punës Detare. Amendamenti i parë kishte të bënte me miratimin, në kuadrin e sigurisë dhe shëndetit, Amendamenti i dytë lejon një zgjatje pesë mujore te vlefshmërisë së certifikatave Detare të Punës në rrethanat kur anijet kanë kaluar inspektimin përkatës etj, si dhe miratoi amendamentin për shtojcat e Konventës se detarit lidhur me dokumentet e identitetit. Konkretisht, të përdorin imazhet e fytyrës të ruajtura në një çip pa kontakt.

Deklarata e Drejtësisë Sociale
Komisioni për Deklaratën e Drejtësisë Sociale miratoi një rezolutë e cila bën thirrje për veprime konkrete për të arritur potencialin e plotë të Deklaratës së ILO-s për Drejtësi Sociale, nëpërmjet veprimeve të saj në kuadrin e Axhendës 2030 të OKB-së dhe integrimin e punës së denjë në strategjitë kombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm. Rezoluta bëri thirrje gjithashtu për promovimin e punës së denjë përmes partneriteteve dhe koherencën e politikave në nivel vendi me institucionet ekonomike dhe financiare ndërkombëtare dhe rajonale.

Komiteti diskutoi gjithashtu instrumentet e një studimi të Përgjithshëm në lidhje me punëtorët emigrantë. Duke pranuar dimensionin njerëzor të çështjes, Komisioni vlerësoi se ishte e domosdoshme që nga migrimi i punës të përfitojnë punëtorët, punëdhënësit dhe komuniteti më i gjerë, dhe se ishte e nevojshme të balancohen të drejtat, përgjegjësitë dhe nevojat e të gjitha palëve të interesuara. Menaxhimi efektiv i migracionit ndërkombëtar të punës kërkon një qeverisje të mirë globale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në të cilin mund të kontribuojë veçanërisht ILO.

Punësimi dhe puna e denjë të kalojë përmes paqes. Delegatët në konferencë diskutuan dhe rishikimin e Punësimit të Tranzicionit nga lufta në paqe. U dhanë Rekomandime në kontekstin bashkëkohor dhe nevojën për t’iu përgjigjur situatave në konflikt dhe fatkeqësi, për rindërtimin dhe rimëkëmbjen. Si dhe krijimin e vendeve të punës në përgjigje të krizave. Prandaj ILO,pranon nevojën e rritjes së kapaciteteve për t’u marrë me situata të cilat janë në udhëkryqe humanitare për ndërtimin e paqes.
Montazhi video nga Besmir Ymeri, Gjeneve

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: