Kujdesi mjekësor duhet të shpërndahet në mënyrë shumë më drejtë pas krizës së COVID-19, kërkoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Të paktën gjysma e popullsisë së botës nuk ka qasje në mjekë dhe ilaçe të përballueshme, vlerësoi OBSH.

“Pas pandemisë, në vend të masave shtrënguese, nevojiten investime të guximshme për t’u mundësuar njerëzve të pafavorizuar të bëjnë jetë të shëndetshme”, shtoi institucioni i Kombeve të Bashkuara.

“Pandemia Covid-19 ka lulëzuar në mes të pabarazive në shoqëritë tona dhe boshllëqeve në sistemin tonë shëndetësor”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH bëri thirrje për masa urgjente për një drejtësi më të madhe, përfshirë investime në sisteme themelore dhe të përballueshme të kujdesit shëndetësor dhe të sigurimeve shoqërore.

Pothuajse 100 milionë persona bien në varfëri çdo vit për shkak të faturave të tepruara shëndetësore, sipas vlerësimeve të OBSH.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb