Një numër në rritje i koreano-veriorëve po vuajnë nga mungesa e ushqimit për shkak të mbylljes së kufirit me Kinën si pasojë e pandemisë dhe sanksioneve të OKB-së, deklaroi eksperti i OKB-së për të drejtat e njeriut i ngarkuar me monitorimin e vendit.

“Familjet po hanë vetëm dy vakte në ditë, ndërsa të tjerë hanë vetëm misër dhe disa po vdesin nga uria”, theksoi raportuesi i OKB-së për Korenë e Veriut, Tomas Ojea Quintana.

“Gjithashtu është regjistruar rritje e numrit të të pastrehëve, përfshirë fëmijët”, shtoi ai.

“Perspektivat e një thellimi të mëtejshëm të mungesës së ushqimit dhe pasigurisë së përhapur të ushqimit janë alarmante”, deklaroi Ojea, duke i kërkuar Phenianit të ndajë fonde shtetërore për ushqimin dhe të lejojë shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb