GJENEVË-Negociatat për paqe për Jemenin përfunduan sot pa marrëveshje për një armëpushim dhe asnjë datë nuk është vendosur për bisedime të reja, njoftoi i dërguari i OKB-së.

Një armëpushim në Jemen ka nevojë për më shumë bisedime, por mund të arrihet shumë shpejt”, deklaroi për shtypin i dërguari special i Kombeve të Bashkuara për këtë vend, nënsekretari i përgjithshëm, Ismail Ould Cheikh Ahmed.

Ai do të shkojë në Nju Jork për tu takuar me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon dhe do të kthehet menjëherë në rajon për të vazhduar përpjekjet për paqe.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: