Vëmendja e vizitorëve në Sallonin Ndërkombëtar të Makinave në Gjenevë 2019, që zhvillohet nga data 7 deri në 17 mars, ashtu siç pritje është tërhequr nga automjetet super sportive ku si gjithnjë markat italiane zënë një vend të veçantë.

Një nga surprizat më të mëdha ishe modeli i ri suv “Alfa Romeo Tonale” bashkë me “Fiat Centoventi” me të cilin grupi itali-amerikan FCA feston 120 vite prani në këtë sallon.

Sigurisht që në takimi zviceran kishte hapësirë edhe për makinat e ëndërrave si “Ferrari F8 Tributo” dhe “Bugatti La Voiture Noire”.

Përveç këtyre dy emrave legjendarë nuk mungojnë edhe shumë modele të tjera me shumë kuaj fuqi, motorë elektrikë dhe performanca marramendëse.//ATSH

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb