Qeveria zvicerane njoftoi sot shpërndarjen në shkallë të gjerë të aplikacionit për gjurmimin e COVID-19, i quajtur “SwissCOVID”, duke filluar nga e enjtja, në përpjekje për të parandaluar një valë të dytë të pandemisë.

Ky vendim është rezultat i një procesi të gjatë, në pritje që parlamenti të miratonte, në fillim të qershorit, përdorimin e kësaj teknologjie.

Aplikimi ka qenë gjithashtu subjekt i disa simulimeve me zyrtarë dhe me ushtrinë.

Përdorimi i tij është vullnetar dhe informacioni nuk ruhet.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb