Zvicra njoftoi dje se ka vendosur sanksione financiare kundër presidentit bjellorus Alexander Lukashenko, të cilit i ka ndaluar edhe hyrjen dhe tranzitin në territorin e saj, duke u radhitur kështu përkrah Bashkimit Europian.

“Sanksionet, të cilat prekin edhe 14 persona të tjerë, hynë në fuqi në orën 17:00”, tha qeveria federale në një deklaratë.

“Asetet e këtyre personave janë të ngrira dhe atyre u ndalohet të hyjnë në Zvicër ose të kalojnë përmes Zvicrës”, shtoi ajo.

Në këtë urdhëresë të re, qeveria federale përfshiu, gjithashtu, embargon e armëve për të denoncuar dhunën e vazhdueshme të kryer kundër shoqërisë civile dhe anëtarëve të opozitës në Bjellorusi.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb