Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin ka dhënë një intervistë për Gazzetta Dello Sport, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme të gazetarëve italianë. Finalja e Conference League në Tiranë mes Romës dhe Feynoordit dhe nënvlerësimi i bërë nga tifozët i një kompeticioni të tillë, ishte një nga temat e prekura. Numri një i futbollit europian përmendi edhe çështje të tjera me peshë të madhe si eliminimi i parakohshëm i Italisë (Që në fazën Play off të Botërorit të Katarit), apo edhe Superliga.

“Superliga– Asnjë dialog me Agnellin. E takova Perezin dhe respektova protokollin. Nuk mund të pres që UEFA të jetë prona ime. Në finalen e Parisit ishim afër, e urova, por kaq. Sido që të jetë vendimi i Gjykatës, asgjë nuk ndryshon: projekti ka vdekur sepse askush nuk dëshiron të marrë pjesë”.

Italia jashtë Botërorit: “Futbolli evropian është më i balancuar. Lëndime, gabime dhe je jashtë. Kualifikimi është i vështirë: Italia ka gjuajtur pesëdhjetë herë, Maqedonia e Veriut një. Do të kthehen së shpejti”.

Kompeticioni Conference League Disa ‘gjeni’ thanë: ‘Sepse kjo kupë është e kotë!’. Kur u pa se Roma dhe Feyenoord ishin në finalen e Europa League, të njëjtët ‘gjeni’ protestuan sepse finalja ishte në një stadium të vogël… Një gjeni i vërtetë, José Mourinho, ishte i prekur” – tha ai.

Gyg

Y6
Y6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: