Kandidati për deputet në listat e Partisë Socialiste Spartak Braho, në një intervistë në emisionin “Front line” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, duke komentuar fushatën e liderit të PD-së Lulzim Basha, në kohë pandemie, tha se numri një i Partisë Demokratike po bën gjenocid.

Braho thekson se opozita ka kurajo të çmendur që bën fushatë në kohë të pandemisë.

“Mjekët më thonë se je me imunitet, në shtëpinë time nuk e ka kaluar njeri. Mjekët thonë se je natyrë me imunitet të fortë dhe kam bërë vaksinë kineze këta ditë. Nuk kam pasur asnjë ndjesi, mbetet vaksina më e mirë. Rama ka përdorur një strategji shumë të mirë. Rama ka qenë nikoqir i mirë dhe e ka menaxhuar mirë.

Opozita ka kurajo të çmendur që bën fushatë në kohë virusi. Basha duhet futur në burg një orë e më parë, për shkak se del e bën fushatë në kohë pandemie. Është gjenocid, është të shfarosësh shqiptarët. Situata është pak e rëndë, se ta marrësh Bashën ta çosh në polici, thonë e ke bërë politike. vetë Basha duhet të ketë ndërgjegje dhe të mos bëjë këta veprime. Basha bën gjenocid dhe e them me plot fjalën, është gjenocid për shqiptarët, me ritme graduale”, u shpreh Braho.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb