Kremlini i është kundërpërgjigjur komenteve të mëparshme të kancelarit gjerman Olaf Scholz, kur ai e konsideroi pretendimin e Rusisë për gjenocid në rajonin lindor të Ukrainës Donbas si “qesharak”.

“Kjo nuk është për liderët gjermanë që të bëjnë shaka me çështjet e gjenocidit”, tha Ministria e Jashtme ruse, sipas Interfax.

Kjo vjen pasi liderët perëndimorë duke përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe nënpresidenten amerikane Kamala Harris thanë në konferencën e sigurisë në Mynih të shtunën se Rusia do të përpiqet të përhapë dezinformata dhe të organizojë provokime si pretekst për pushtim.

Më herët të shtunën, Scholz tha se pohimi i presidentit rus Vladimir Putin se Ukraina po kryente gjenocid në rajonin e Donbass ishte qesharake.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: