Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend, foli për gjenocidin serb në Kosovë, duke kërkuar miratimin e rezolutës.

Basha theksoi se nëse nuk dënohet e shkuara, ajo rrezikon të përsëritet.

“Sot është një ditë e rëndësishme për këtë institucion, i cili duhet të dëshmojë edhe njëherë se Shqipëria nuk mund të ketë interes mw tw shenjtw, interes më të lartë se interesat e Kosovës, se nuk mund të ketë bashkëpunim të qendrueshëm rajonal, një të ardhme në paqe të popujve tanë, pa pranuar dhe dënuar genocidin serb.Ndër vite ka patur përpjekje të vazhdueshme për të manipuluar faktet, për t’i ikur të vërtetave siç ka ndodhur edhe në raportin e Dick Martit.

Një raport “fake”, sepse sot është e qartë se pas tij fshihen strukturat serbe. Nuk është aspak rastësi që pasi krijuan një tollovi të madhe ne opinionin ndërkombëtar, në përpjekje për të ndryshuar historinë, hapi më i fundit – siç e ka pohuar vetë protagonist – ishte planifikimi për eliminimin fizik të ish-raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty nga struktura serbe të sigurisë për të fshehur gjurmët, e për të fajësuar sërish shqiptarët”, tha ai.

REAGIMI I BASHES PER RAMEN

Ky që gjoja ka hallin e Thaçit, e ka pasur mundësinë ta dëgjojë e ndihmojë ndersa promovonte marrëveshjen e Novi Sadit.
Mjafton ky citim i Thaçit për të kuptuar hallin e tij?

“Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal”

Hashim Thaçi
18 dhjetor 2019

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: