Arkeologët zbuluan në një fshat rreth 100 km në jugperëndim të kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi, një dhëmb 1.8 milionë vjeçar.

Sipas arkeologëve dhëmbi 1.8 milionë vjeçar i përket një specieje të hershme njerëzore.

Shkencëtarët thanë se kjo gjetje dëshmon se rajoni ka qenë vatër e një prej vendbanimeve më të hershme parahistorike arkaike njerëzore në Evropë.

Dhëmbi u zbulua pranë fshatit Orozmani, rreth 100 km në jugperëndim të kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi.

Orozmani ndodhet pranë qytetit të Dmanisit, ku në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000 u gjetën kafka njerëzore me moshë rreth 1.8 milionë vjeçare.

Gjetjet e Dmanisit përbëjnë zbulimi më të vjetër në botë të këtij lloji jashtë territorit të Afrikës dhe i kanë bërë shkencëtarët të ndryshojnë të teoritë e tyre për evolucionin e hershëm njerëzor si dhe modelet e migrimit parahistorik.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb