Në Gjeorgji ka përfunduar detyrimi për mbajtjen e maskës në ambient të hapur për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).
Kryeministri gjeorgjian, Irakli Garibashvili i cili kryesoi takimin koordinues për të luftuar COVID-19, njoftoi se sipas vendimit të marrë si qeveri që sot është hequr detyrimi për të mbajtur maskë në ambient të hapur në të gjithë vendin.
Ai tha se qytetarët nga sot duhet të mbajnë maska vetëm në ambiente të mbyllura dhe në transport publik dhe se vendosën të heqin shtetrrethimin e natës që nga 1 korriku.
Garibashvili njoftoi se dy javë më vonë 1 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 do të arrijnë në vend dhe procesi i vaksinimit do të përshpejtohet.
Në 24 orët e fundit 24 viktima dhe mbi 900 raste me COVID-19
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 viktima dhe 914 raste me COVID-19. Deri më sot në Gjeorgji janë shënuar 5.199 viktima dhe 360.055 raste me koronavirus.//AA