Kryeministri i Gjeorgjisë, George Gakharia tha se masat për të luftuar llojin e ri të koronavirusit (COVID-19) do të lehtësohen gradualisht.

Duke deklaruar se disa ndalesa do të hiqen gradualisht nga mesi i shkurtit, Gakharia tha se transporti publik do të lejohet nga 8 shkurti ndërsa tregjet do të hapen në të njëjtën ditë.

Gakharia deklaroi se nga 15 shkurti do të fillohet edhe me zhvillimin e mësimit nëpër shkolla ndërsa do të hapen edhe restorantet dhe kafeteritë që kanë kopshte.

Duke theksuar se qendrat e skive do të qëndrojnë të mbyllura derisa të merret një vendim i ri, Gakharia theksoi se nuk do të vendosen as linja interurbane.

Ai tha se deri në mars do të mbetet në fuqi ora policore, e vendosur në nëntor të vitit të kaluar.

Në Gjeorgji gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 583 raste të reja me COVID-19 ndërsa kanë vdekur 19 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, me koronavirus kanë qenë pozitiv 260.480 persona ndërsa kanë vdekur 3.240.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb