TIRANE – Ankthi është një problem që po përhapet gjithnjë e më shumë në vendet industriale. Vetëm në Shtetet e Bashkuara vuajnë më shumë se 40 milionë persona, ku pjesa më e madhe janë femra. Më poshtë disa “të fshehta” për t’ia dalë mbanë nëse keni një partnere që vuan prej tij.

Ankthin, fjalori e përshkruan si “gjendje agjitacioni, të të menduarit të shumtë prej frikës, pasigurisë, pritjes së diçkaje”, ndërkohë që në psikologji preferohet të flitet më tepër për “gjendje pasigurie dhe frike, e cila mund të lidhet me objekte ose ngjarje specifike apo me diçka të panjohur” të shoqëruara me shqetësime të llojeve të ndryshme.

Faktikisht, problemi mbetet i njëjti dhe personat që vuajnë duhet të jetojnë me të, me të keqen e tyre, për të gjithë jetën. I njëjti fat i takon edhe partnerit të tyre. Ja se përse është e rëndësishme të njihni problemin e bashkëshortes suaj (nëse vuan nga ankthi) dhe të mësoheni ta luftoni atë bashkë, por sidomos ta pranoni.
Ankthi është lodhës

Nuk është vetëm një shqetësim psikologjik, efektet e tij shpërndahen në të gjithë trupin, duke e lodhur shumë atë.

Nuk kurohet, por trajtohet

Për momentin nuk ekziston një kurë, e cila është në gjendje të eliminojë ankthin. Ai vetëm duhet të pranohet dhe të mirëmenaxhohet.

Nga pikëpamja fizike është një shqetësim destabilizues

Fakti se është një shqetësim psikologjik, nuk do të thotë se nuk shkakton pasoja fizike. Ankthi provokon ngushtim të kraharorit dhe “errësim” të mendjes.

Nuk duhet të ngatërrohet me çmendurinë

Shqetësimet psikologjike shpeshherë stigmatizohen, por ankthi, ashtu si problematika të tjera të ngjashme mendore dhe jo vetëm, nuk është i njëjtë me çmendurinë.

Nuk ekzistojnë ilaçe universalisht të vlefshme

Duke qenë se bëhet fjalë për një shqetësim, i cili varet nga faktorë shumë personalë, nuk ekzistojnë ilaçe të vlefshme për të gjithë, çdokush reagon në mënyrën e tij.

Për disa raste është një e mirë

Nëse duam të shohim një anë pozitive, ankthi rrit rendimentin e atij që e vuan duke e bërë, zakonisht, tepër eficient. Pra, në rastin e një pune, personat nën ankth e bëjnë shumë mirë detyrën e tyre.

Krijon empati

Zakonisht, një person nën ankth është një person shumë i vëmendshëm e meditues dhe kjo përcakton më pas edhe rritjen e empatisë ose të ndjeshmërisë.

Prek kryesisht femrat

Pjesa më e madhe e atyre që vuajnë nga ankthi janë femra. Me sa duket, ato janë “bashkëpunëtore të ndjeshmërisë” kundrejt botës përreth tyre.

Kërkon durim

Kush bashkëjeton me një person që vuan nga ankthi, duhet patjetër të “ushtrojë artin” e durimit. Kjo është e vetmja mënyrë për ta ndihmuar atë.

Kërkon qëndrueshmëri

Nuk ka një mënyrë të drejtë apo të padrejtë për ta përballuar ankthin; i takon partnerit të kuptojë se si mund të reagojë, në bazë të eksperiencave dhe qëndrueshmërisë personale.

Frikat e personave nën ankth janë irracionale

Është e nevojshme të shtohet gjithashtu se, personi nën ankth është plotësisht i ndërgjegjshëm për çka i ndodh, por kjo nuk mjafton për t’u shëruar. Është çështje pranimi.

Partneri nuk është shkaku

Partnerët e grave nën ankth dyshojnë shpesh se mund të jenë shkaku i shqetësimit të tyre, por gabohen. Arsyet duhen kërkuar diku tjetër.(shqip)

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: