TIRANE

Një takim i parë do të jetë po njësoj emocionues si në të 20-at, 30-at apo 40-at tuaja! Pavarësisht moshës dhe eksperiencave, në takimin e parë gjithmonë do jetë ajo fija e dyshimit nëse personi përballë jush do t’ju pëlqejë, do të shfaqë më tej interes, nëse ju do të ndiheni të tërhequr etj. Nëse ka shumë mënyra sesi të lini përshtypje të mira në takimin e parë, ekzistojnë dhe disa gabime që mund të bëjnë që takimi të jetë i pari dhe i fundit. Cilat janë gjërat që nuk duhet të bëni?
1. Nuk duhet të heshtni
Nuk ka rëndësi nëse jeni njohur në rrjete sociale, mes miqsh të përbashkët apo ai u përplas padashje me ju teksa po shihnit atë fustanin e bukur në vitrinë, në takimin e parë nuk mund të heshtni. Mund ta nisni bisedën me pyetjet bazike “Ç’kemi! Ç’thotë puna!”, më pas të hapni një temë të përbashkët.
2. Mos flisni për ish-partnerin/partneren
Edhe pse do të donit të fshinit menjëherë të shkuarën, jini të sigurt që do të vijë momenti kur do t’ju duhet të flisni për të, sigurisht jo që në takimin e parë. Fshijeni emrin e tij/të saj gjatë atyre orëve dhe përqendrohuni tek personi që keni përballë. Ah se harruam, mos bëni gabimin t’i krahasoni dhe të thoni “Edhe ish-im kishte të njëjtën këmishë si kjo” ose “Kjo është pjata e preferuar e ish të dashurës sime”.
3. Mos luani me telefonin
Fikni telefonin, ok mbajeni të ndezur deri në momentin që do të keni fiksuar vendin e takimit, më pas fikeni menjëherë. Me siguri nuk do t’i rezistoni tundimit për të kontrolluar se ç’bëhet në Facebook ose Instagram, ose të shkruani në ndonjë grup në WhatsApp si po shkojnë gjërat. E dimë që bota ku jetoni vërvitet rreth teknologjisë dhe informacionit, por mund t’ia dilni pa smartfonin tuaj për disa orë shkruan Living.
4. Mos shkoni shpesh në tualet
Nervozizmi, paniku, njohja me një person të ri mund të shndërrohen në diçka stresuese dhe vajtja në tualet është një marifet që përdoret për marrjen në dorë të situatës. Mirëpo, nëse e bëni shpesh këtë gjë, mund të kthehet në bezdi për tjetrin, i cili nuk ka ndërmend t’ju pres juve vetëm në tavolinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: