Aktivisti Gjergj Bojaxhi deklaroi sot në emisionin “Real Story” në News24 se në zgjedhjet lokale të 2019 ka dashur shumë të mbështesë një kandidat të pavarur në garën e Tiranës, por se nuk e ka gjetur.

“Në Shqipëri të duhet gjithnjë ekip, se pse nuk e ndërton dot kjo është shumë komplekse.

Në zgjedhjet lokale të 2019 para se të bojkotonte opozita, për 1 vit resht të gjithë ata që mendoja se kishin vlera i kam kontaktuar, hajde të nxjerrim një kandidat alternativ ndoshta se fiton bashkinë… por më besoni që se kemi gjetur dot. Doja të gjenim një njeri besnik ndaj kauzës, por nuk e kam gjetur dot…”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: