TIRANE

Kantautori Gjergj Leka u ka dedikuar një mesazh urimi gjithë kolegëve në News24. Një dedikim i veçantë dhe mjaft të ndjerë ia bën emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”.

https://www.youtube.com/watch?v=yUpoMyHfyVA

Gjergj Leka: Ky program zgjidh shumë halle të shqiptarëve. Nisi ashtu nën zë, por sot shqiptarët nuk rrinë dot pa këtë emision. Në shqiptarët jemi njerëz të ndjeshëm. Duam që ata që nuk kanë mundësi të jenë si ne që patëm më shumë fat se ata. Në programet e tjera flitet shumë dhe bëhet pak, ndërsa tek emisioni i shqiptarëve flitet pak dhe behet shumë. Uroj që e mira që bëni për shqiptarët tu kthehet 1000 herë juve. Në emër të gjithë shqiptarëve ju uroj një vit të mbarë!

https://youtu.be/cZEht1xKnVE

Vargjet e Gjergj Lekës për emisionin:

Gjithë Shqipëria çdo të premte,

ka ca kohë që ndërroj ekranin

Ola, Elvisi dhe Sidriti, këta bij të Shqipërisë

që çdo ditë i hapin zemrën mirësisë e dashurisë

Sa shumë lot u thanë në faqe, ndaj dhe fjale s’kishte vlerë

Ju bashkuat gjithë shqiptarët, myslimane e të krishterë

Në dhjetor për shumë shqiptarë, fshitë nga sytë çdo pikë loti

Ju kuroni çdo zemër nëne, ju bekon i madhe Zot!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb