Klubi i Stuttgart ka firmosur jo me një, as me dy, por me 5 futbollistë të rinj pak ditë pas përfundimit të Bundesligës. Ajo që befason më shumë nuk është kjo, por koha për të cilën e ka bërë diçka të tillë.

Klubi gjerman e mbylli këtë sezon në vendin e shtatë pasi u mund në ndeshjen e fundit në kampionat 4-1 nga Bayern Mynchen. Vetëm pak ditë pas këtij rezultati të thellë Stuttgart nuk ka humbur kohë për të rekrutuar talente të rinj.

‘Orteku’ i lojtarëve të zyrtarizuar filloi me Marc Oliver-Kempf në orën 11:06 të datës 14/05/2018 dhe përfundoi me Roberto Massimo në orën 11:18 të po të njëjtës ditë. Pra 5 zyrtarizimet e futbollistëve të rinj u bënë në harkun kohor të 12 minutave, absolutisht një rekord që vështirë se do të thyhet ndonjëherë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb