SERBI
Mediat serbe kanë sjellë në vëmendjen e tyre Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Krahas një fotoje të liderit kosovar në shëtitje në afërsi të bregdetit të Barcelonës, në vendin e quajtur “Porti Olimpik”gazeta serbe “Novosti” shkruan se gjermanët po shkruajnë planin për Kosovën.

“Çfarë bën Thaçi, në një kohë që gjermanët shkruajnë planin për Kosovën”-shkruan gazeta serbe.
“Novosti” shton në shkrim se Presidenti është i shoqëruar edhe nga tre persona të tjerë.
Ende nuk dihet nëse Presidenti i Kosovës, Thaçi ndodhet në Barcelonë. Gjatë ditës së djeshme ai ishte në një vizitë zyrtare në Bruksel pak para takimit të 29 prillit në Gjermani me Vuçiç dhe Brnabicin.
(BalkanWeb)