Real Madrid siguroi finalen e tretë radhazi në “Champions League” pasi mbrëmë barazoi 2-2 me Bayern Mynchen në gjysmëfinalen e dytë të luajtur në ‘Bernabeu’.

Pavarësisht se ‘galaktikët’ arritën një kualifikim historik sfida nuk ka kaluar pa kritika, aq më tepër pas mos akordimit të një penalltie për prekje me dorë brenda zone nga Marcelo.

Për këtë episod të irrituar në maksimum kanë qenë gjermanët, duke përfshirë futbollistë të klubit por edhe mediat. Pas përfundimit të takimit edhe vetë Marcelo e ka pranuar se e ka prekur topin me dorë.

“E preka topin më dorë, ishte 11-metërsh. Do të gënjeja po të thosha të kundërtën”, ka deklaruar ai, duke justifikuar edhe arbitrin turk, “Cakir nuk e dalloi, por unë e preka topin më dorë. Ishte penallti. Futbolli i tillë është. Nuk dëshiroj të flas për arbitrat, por ndonjëherë gabojnë në favor e herë të tjera kundër”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb