Në prag të një rifillimi të mundshëm, lojtarët dhe stafet teknike të Bundesligës dhe Bundesligës 2, u janë nënshtruar të enjten e shkuar testeve të koronavirusit, teste të detyrueshme këto për rinisjen e stërvitjeve në grup. Sipas asaj që raporton vetë Liga e Futbollit Gjerman, janë identifikuar 10 raste pozitive, të cilët tashmë janë në karantinë. Javën e ardhshme është parashikuar një tjetër analizë.

Testet që kryen pranë njëri-tjetrit, janë prashikuar për të prandaluar nëse do të jetë e mundur, që persona të infektuar më parë të marrin pjesë në stërvitje. Synimi i përgjithshëm është të krijohet masa paraprake në bazë të të dhënave të detajuara të largësisë, higjienës dhe të shqyrtimit të gjithëkohshëm. Një nga qëllimet e këtij raundi testesh është të ulet mundësia e “negativëve falsë”, që nuk mund të përjashtohen tërësisht.

Protokolli i rreptë parashikon edhe testet vullnetare për familjet e lojtarëve. Kur të rikthehet stërvitja në grup, që kërkon miratimin e autoriteteve lokale, dy teste në javë do të jenë programuar në mënyrë të rregullt. Liga e futbollit shpjegon që testet e kryera në ditët e shkuara kanë patur si qëllim për të dhënë siguri të mëtejshme dhe të mbrojë lojtarët në mënyrë sa më të mirë nga infeksionet në stërvitjet në skuadër ose nga situatat e lojës. Në rast se lojtarët do të dalin pozitivë ndaj testeve, rikthimi i në bazë të masave të adaptuara do t’i takojë autoriteve shëndetësore lokale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb