Dymbëdhjetë persona, të gjithë me kombësi gjermane, u arrestuan sot në kuadër të një hetimi mbi një grupim të ekstremit të djathtë.

”Ky grupim dyshohet për përgatitjen e sulmeve kundër zyrtarëve politikë, azilkërkuesve dhe myslimanëve”, njoftoi prokuroria federale.

“Katër prej tyre dyshohen për krijimin e një shoqate të ekstremit të djathtë me karakter terrorist, ndërkohë që tetë të tjerë ende nuk ishin shprehur të gatshëm për t’u dhënë një mbështetje financiare apo një ndihmë për të prokuruar armët”, theksoi prokuroria e Karlsruhes në një komunikatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb